Januzaj nuk është i interesuar për kombëtare

Babai i Adnan Janzuaj thotë se djali i tij aktualisht është i koncentruar vetëm te klubi i Manchester United.

Në një intervistë për KTV ai deklaroi ”Nuk i kam thënë atij ta zgjedh kombëtaren shqiptare. Mos i besoni mediave belge, por as atyre të Shqipërisë. Djali im aktualisht mbetet i koncentruar vetëm tek skuadra e tij Manchester United”, u shpreh Abedin Januzaj. 

Kujtojmë se grupet e tifozëve në mediat sociale sëfundit kanë marrë një iniciativë të titulluar “Januzaj thuaj PO Shqipërisë”, gjë që ka shkaktuar të reagoj babai i mesfushorit shqiptar të Manchester United.

Lajme të ngjashme

Back to top button