295.000 euro për shërbime konsultative

Plotë 295.000 euro (18.113.000 denarë)  do t’i kushtojë Ministrisë së Financave angazhimi i kompanisë e cila do të bëjë shërbime konsultative lidhur me formimin e zonës së lirë financiare.

Kompania “Lonestep GmbH”, nga Zvicra në shpalljen publike ka bërë ofertën më të mirë andaj edhe është përzgjedhur si realizues e këtyre punimeve. Në tenderin në garë kanë qenë dy kompani.

Kompania Zvicerane do të bëjë analizë për atraktivitetin e vendit për vendosjen e një zone të tillë, njofton A1on.

Përpos kësaj, ajo është e obliguar të zhvilloj koncept për zonë të lirë financiare dhe të bëjë analizë për rregullativën ligjore e cila do të duhet të sillet nga ana e institucioneve shtetërore për vendosjen e zonës.

Byroja për furnizime publike ka njoftuar se marrëveshja është realizuar më 13 nëntor. Marrëveshja do të zgjat një vit.

Njohësit e rrethanave ekonomike dhe analistët në vend thonë se zonat e lira ekonomike nuk do të sjellin asnjë përfitim për vendin. Kundër vendosjes së zonave të lira ekonomike ishte edhe Komisioni i Venecias, për arsye se do të vendoset një sistem paralel i shkëputur nga rregullativa ligjore e shtetit.

Por Qeveria është e mendimit se këto zonat e lira financiare do të hapin vende të reja të punës.

Lajme të ngjashme

Back to top button