Analizë: Profesioni – ekspert

 

Mendimet e ekspertëve janë pjesë e rëndësishme e raportimit të mediave. Manipulimi me këto mendime e dezavuon kredibilitetin e ekspertëve të vërtetë dhe e zvogëlon besimin e qytetarëve në raportimin e mediave.

 

Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevskаeksperte për të drejtat e njeriut

 

Në procesin e informimit dhe në analizat e tyre, mediat prezantojnë fakte (numra, vende, emra, dokumente, të dhëna materiale, …) dhe thirren në opinione dhe qëndrime të ekspertëve, analistëve, ekspertëve të një lëmie të caktuar.

Opinioni i ekspertit i dhënë për medien duhet të ofrojë një shpjegim, interpretim relevant të të dhënave të caktuara, qëndrim të mbështetur për një çështje të caktuar.

Dhënia e opinionit të ekspertit dhe kërkimi i opinionit të ekspertit në media duhet ta forcojë informacionin, sepse supozohet se ai që është i kualifikuar për një fushë të veçantë, ka njohuri të veçanta dhe të thelluara për një çështje të caktuar, ka të dhëna dhe mund të përmbledhë pikëpamje të ndryshme dhe argumente të ndryshme. Opinioni i dhënë i ekspertit ka rëndësi më të madhe dhe u jep siguri qytetarëve se opinioni i dhënë është formuluar në bazë të një analize paraprake specifike nga personi ekspert, i cili ka kualifikim dhe aftësi ta bëjë një analizë të tillë.

Për shembull, kur do të lexojmë se

sipas doktor Rob Danof-it, mjek dhe anëtar i Shoqatës amerikane kundër osteoporozës (АОА), ndejtja ulur seriozisht e dëmton shëndetin”

seriozisht do të mendojmë dhe ndoshta në mënyrë aktive do ta ndryshojmë sjelljen tonë. Për shkak se bëhet fjalë për specialist për të cilin supozojmë se e ka studiuar çështjen e osteoporozës dhe qëndrimin e ka ndërtuar në bazë të një numri të madh të njohurive, të cilat i ka në dispozicion si ekspert. Me këtë rast, nuk e kontrollojmë se kush është Rob Danof, por i besojmë medies se e ka verifikuar burimin dhe ka dhënë informatë përkatëser. Dhe me të vërtetë, nëse e kontrollojmë se për kë bëhet fjalë, do të paraqiten shumë referenca për doktor Rob Danof-in, të cilat e dëshmojnë ekspertizën e tij specifike.

Qytetarët nuk munden, nuk e dijnë si, ose thjeshtë nuk kanë kohë ta verifikojnë çdo analizë eksperte që e ofrojnë mediet, gjegjësisht të kërkojnë referenca për secilin ekspert të cilit i referohen mediat. Prandaj, me rëndësi të veçantë është se kë do të ofrojë media, gjegjësisht, kë do ta prezantojë si ekspert të një lëmie specifike. Nëse media e prezanton si ekspert të një lëmie një person i cili nuk është i tillë, bëhet fjalë për një manipulim të qytetarëve, gjegjësisht për mashtrim.

Kur bëhet fjalë për shkencat dhe fushat ekzakte, zakonisht, mediet tentojë të ofrojnë opinione relevante eksperte (për shembull, kur bëhet fjalë për shëndetin, mjedisin, shkencat natyrore). Jo rrallë edhe në këto fusha ka kualifikim të paarsyeshëm (me qëllim apo paqëllim) profesional (i cili në një moment të caktuar bëhet mjaft i rrezikshëm, sa që zyrtarisht të reagojnë edhe profesionistët/asociacionet profesionale si që është Oda e mjekëve të Maqedonisë), mirëpo, assesi nuk është kështu e përhapur në aspektin mediatik dhe e pranuar aq lehtë nga mediat, sa në rastet kur bëhet fjalë për çështje juridike, politike dhe më gjerë për çështjet shoqërore.

Në fakt, kur bëhet fjalë për politikën dhe shoqërinë, ekspertiza shkruhet me një lehtësi të madhe. Termet që përdoren më shpesh janë: analist, ekspert, analist politik, publiku ekspert, ndërsa situatat më të dallueshme mund t’i përmbledhim në pesë forma të paraqitjes:

  1.  Atëherë kur media tenton të bëjë informim kredibil ose t’i japë rëndësi më të madhe ndonjë qëndrimi me atë që nuk u referohet emrave konkretë, por me një referim të përgjithshëm në „disa” analistë apo ekspertë politikë, „të gjithë ekspertët”, „të gjithë analistët”.

Për shembull:

Ekspertët janë të habitur nga sjellja e Pendarovskit, veçënarisht kur kemi parasysh se ai mbi 10 ditë kërkonte TV duel me Ivanovin

Mungesa e personit konkret i cili do të ishte bartës i opinionit ekspert pamundëson që të kontrollohet e dhëna. Variacion i kësaj situate është kur media e përdor përcaktimin e përgjithshëm “analistët politikë”, kurse përmend vetëm një emër, me çka krijohet mendim se ekzistojnë edhe shumë të tjerë të cilët e ndajnë opinionin e njëjtë.

  1. Kur media, si analistë ose ekspertë politikë ofron persona të cilat nuk kanë përvojë përkatëse teorike dhe praktike në fushën konkrete. Për shembull, që dikush të quhet analist politik nevojitet të ketë njohje përkatëse ashtu siç është e nevojshme njohuri specifike që dikush të quhet patolog, inxhinier apo matematikan, ose … Në të shumtën e rasteve, kjo mund të verifikohet shumë lehtë, nëse media jep të dhëna për analistin e ofruar politik dhe për bazat mbi të cilat jepet ky status.
  2. Kur media krijon konfuzion me atë që funksionarë të caktuar politikë në një moment i ofron si analistë të pavarur, kurse në një moment tjetër i citon si përfaqësues të organeve politike.

Për shembull:

Deklarata e Ilija Dimovskit pas nënshkrimit të Raportit Komisonit ad-hok për ngjarjet e 24 dhjetorit 2012, ku edhe ai mori pjesë si anëtar-ekspert.

  1. Kur anëtarësimi në një shoqatë të qytetarëve (OJQ) llogaritet si ekspertizë për fushën e caktuar që paraqet një interes të veçantë për atë organizatë. Shoqatat e qytetarëve mund të quhen qendra hulumtuese, forume analitike, institute e të ngjashme …, por megjithatë pa akreditim të përshtatshëm, emri nuk i bën më tepër eksperte se cilado qoftë shoqatë e qytetarëve. Këtu, kuptohet, nuk hyjnë shoqatat profesionale, kur japin mendime nga fusha për cilën janë formuar.
  2. Kur funksioni deputet, ministër, kryeministër, në media barazohet me ekspertizën politike. Duke pasur parasysh se për këto funksione nuk nevojiten kualifikime të veçanta profesionale (përkundrazi, kërkohet të jenë laik për atë lëmi konkrete), prezantimi i qëndrimeve të këtyre njerëzve si qëndrime të ekspertëve është joadekuate (përveç nëse personi ka kualifikime adekuate jashtë funksionit të cilin e ushtron për momentin).

Për shembull, deklarata e ministrit të shëndetësisë

“Ministri Todorov deklaroi se Republika e Maqedonisë renditet në vendet e rralla nga rajoni më i gjerë ku realizohen kësi lloj intervenimesh. Ai shpjegoi se për këtë lloj intervenimesh deri tani pacientët nga Maqedonia janë dërguar në Rusi dhe në shtete tjera evropiane.

Njëri intervenim që është realizuar është mjaft kompleks, është realizuar tek një pacient i ri, i cili ka pasur dëmtim të rëndë të syrit. Nëse një intervenim i tillë nuk do të realizohej në Maqedoni, ajo që do të duhej të bëheshte ishte heqja e syrit dhe vendosja e një proteze, që do të thotë verbërim komplet i njërit sy, tha Todorov”

nuk është pjesë e ekspertizës personale, dhe ai si ministër nuk  i ka njohuritë që kanë të bëjnë me këtë fushë të caktuar të mjekësisë.

Mendimet e ekspertëve janë pjesë e rëndësishme e raportimit të mediave. Manipulimi me këto mendime e dezavuon kredibilitetin e ekspertëve të vërtetë dhe e zvogëlon besimin e qytetarëve në raportimin e mediave. Ekspertët mund të jenë të mirë të dhe të këqij, mund të kenë mendime të ndryshme, mund të jenë më të përgatitur dhe më pak të përgatitur që të përgjigjen në pyetjet e parashtruara, por megjithatë, ekspertiza e tyre nuk tregohet me titullin ekspert, por me biografinë e tyre, gjegjësisht me njohuritë e tyre të valorizuara teorike dhe me përvojën përkatëse në fushën konkrete të ekspertizës.

Lajme të ngjashme

Back to top button