fbpx

Rexhepi: Nuk shkohet në dasëm me rroba të huaja, Lideri i BESA-s jo nga rradhët e BDI-së

Anëtari i Trupit Koordinues të Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi- Zejd ka reaguar ndaj shkrimeve në disa portale se zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani do të bëhet lider i kësaj lëvizjeje.

Reagimi i plotë: 
“Lëvizja BESA nuk është themeluar që të shpresojë në deputetët apo ish ministrat e BDI-së. Andaj edhe postimet e fundit për Bujar Osmanin “Liderin” e BESËS janë vetëm spekulime dhe dëshira të kota nga ana e vet zyrtarëve të këtij subjekti politik i cili po e fundos ardhmërinë e popullit të vet.
Populli shqiptar asnjëherë nuk duhet të bie pre e këtyre spekulimeve pasiqë në të ardhmen pritet të del se edhe Ali Ahmeti do të jetë pjesë e Lëvizjes BESA, por ai dhe BESA janë dy gjëra të kundërta.
Lëvizja BESA vjen si zgjidhje për golgotën e shqiptarëve të përjetuar gjatë këtyre dy dekatave të fundit dhe për këtë ajo posedon platformë dhe UDHËHEQËSI të aftë që këtë platformë ta jetësojë deri në detaje, gjithmonë në dobi të shqiptarëve. Koha do ta dëshmojë që BESA mbetet e vetmja zgjidhje për shqiptarët.”

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close