Lyrical Son i kënaqur me albumin

Ai publikoi pak ditë më parë albumin e ri “ZimaSamShevy”, i cili është komentuar dhe polemizuar shumë në publik. Lyrical Son shprehet tejet i kënaqur me albumin, i cili sipas tij i ka tejkaluar pritjet.

Albumi i ri me 25 këngë i publikuar nga Lyrical Son kishte shkaktuar tërmet, për llojllojshmërinë e këngëve, stilet e ndryshme të muzikës hip hop dhe bashkëpunimeve të shumta.

Gjithmonë ekziston frika për një artist nëse albumi do të pëlqehet apo jo, por duket se reperi i PINT e ka shikuar frikën drejt në sy dhe e ka mposhtur atë me sukses.

“Me album jam shumë i kënaqur. Por, më shumë me përmbushjen e pritjeve të albumit”, theksoi Festimi.

Një prej këngëve, e titulluar “Mes Neve”, në tekst ka thumbime për një prej grupeve rivale të PINT dhe i pyetur nëse vërtet ky është një diss duke marrë parasysh tekstin agresiv, Lyrical u shpreh i balancuar.

“Nuk merrem me dissa. Diss është kur ja përmendi emrin ndonjë reperi, kush do qoftë ai. Më pas vjen koha të merrem edhe personalisht, jo vetëm me muzikë”, potencoi ai.

Shumë këngë po kërkohen që të jenë me videoklipe nga reperi, siç është kënga “Extravaganca”, por Lyrical Son nuk zbuloi shumë detaje, megjithëse premtoi shumë.

“Pas albumit do të ketë vetëm befasi të mëdha. Edhe një herë, do të kisha dashur t’i falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në përfundimin me sukses të këtij albumi. PintIsThaFuture!!!”, përfundoi Lyrical Son.

Këtu mund ta dëgjoni albumin – ZimaSamShevy album

Lajme të ngjashme

Back to top button