Ivanov dhe Plenumi, asnjë marrëveshje për provimin shtetëror

Kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov i ka ftuar profesorët me të cilët është takuar sot që të veprojnë si “burrështetas” dhe jo thjesht si profesorë.

Kreu i shtetit është takuar sot me përfaqësuesit e Plenumit të Profesorëve dhe me studentët, të cilët është munduar t’i bindë se reformat në sistemin arsimor nuk prekin autonominë e universiteteve dhe interesat e studentëve.

“Qëllimi është që të përmirësohet cilësia në këto univeristete, që akutalisht nuk është e kënaqshme”, ka thënë Ivanov, i cili nuk ka bërë të qartë nëse do t’i vë veton ose jo ligjeve nëse miratohen në Kuvend.

Kjo kërkesë i është bërë atij zyrtarisht nga profesorët dhe studentët që kundërshtojnë reformat.

Në anët tjetër, profesorët që kanë marrë pjesë në këtë takim kanë konfirmuar vendoshmërinë për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

“Ne i thamë kryetarit  se reformat nuk janë në rregull, sepse nuk është mirë  që në vend që të vazhdohet këmba e shkurtë, të shkurtohet këmba e gjatë”, ka thënë profesor Abdylmenaf Bexheti.

Ndërsa, profesoresha Gordana Siljanovska ka përmendur rëndësinë që kryetari të përdor veton dhe të manifestojë një akt të kontrollimit të veprimit të organeve ekzekutive.

Lajme të ngjashme

Back to top button