Ronaldo fiton përsëri Topin e Artë

Superylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo edhe këtë vit është fituesi i çmimit prestigjioz ‘FIFA Topi i Artë’.

Makineria golashënuese i ndihmoi Realit që të triumfonte në Kupën e Mbretit, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube.

Kjo është hera e tretë në karrierë që Ronaldo shpallet më i miri në botë dhe e dyta radhazi, ai tash është vetëm një trofe prapa Leo Messit.

“E falënderoj presidentin e klubit tim, bashkëlojtarët e mi dhe të gjithë që më kanë ndihmuar të arrij këtu. Siç kam thënë gjithmonë, unë dua gjithmonë të përmirësohem dhe te bëhem më i mirë për çdo ditë që kalon”.

“Dua t’u them të gjithë portugezëve, se nuk kam menduar që do ta fitoj këtë trofe tri herë. Unë dua të bëhem një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave. Shpresoj që të hyj në mesin e tyre”, tha portugezi./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button