Recension: Ngrohja vitin e kaluar ishte problem për shkollat

Kriza që e përfshiu vendin para dhe gjatë festave të Vitit të Ri për shkak të mosgatishmërisë së disa faktorëve t’i përgjigjen sfidës jo edhe aq të madhe të borës së parë dhe të ngricave, pa dyshim u bë lajm numër një në mediat tona. Te një pjesë e mediave të Maqedonisëfajiu u hodh mbi ata faktorë ku në pozitat udhëheqëse janë përfaqësuesit e partnerit koalicionues – BDI-së. Vërehej se njëri nga ta që ishin të sulmuar në mënyrë të veçantë ishte edhe kryetari i komunës së Kërçovës, i cili në këtë artikull sulmohet për klasat e ftohta. A ka kuptim ky artikull duke pasur parasysh datën kur është publikuar dhe duke pasur parasysh faktin se problemet me ngrohjen e klasave, praktikisht paraqiten në gjithë vendin?

Alfa drva ucilista-finalLinku deri te artikulli origjinal: Ngrohja edhe vitin e kaluar ishte problem për shkollat

Data dhe koha e publikimit: 04.01.2015, 16:12

Data e recensionit: 05.01.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Pa ngrohje ishin dy shkollat fillore të Kërçovës “Kuzman Josifovski – Pitu” dhe “Vlladimir Polezhinoski” , ndërsa rrthe 1.200 nxënës gjithë muajin rrinin në shtëpi. Klasa të ftohta kishte edhe në shkollat e Strugës. Prindërit ankoheshin se te disa prej tyre nuk ka as rrymë, atje orët mësimore u shkurtuan. Prindërit e pakënaqur dolën në protesta, kërkonin zgjidhje nga pushteti lokal.”

Edhe pse në hyrje të tekstit thuhet se sezoni i ngrohjes ka filluar me probleme në shumë shkolla të vendit, siç sugjeron edhe titulli, zgjidhen dy komuna – Kërçova dhe Struga, ku, me koinçindencë, kryetarët janë shqiptarë. Që të aktualizohet ky problem, në mënyrën se si është bërë këtu, duhet të na sqarohet se a është pikërisht atje situata më e keqe dhe pastaj disa nga numrat e dhëna do të merreshin si më dramatike.

Sepse edhe në komunën ku territorialisht bën pjesë televizioni që e emiton kontributin – Karposhi, situata me ngorhjen e nxënësve të shkollave fillore është dramatike, bile edhe nëpër çerdhe, siç njoftohet këtu dhe në disa media të tjera edhe atë disa herë, mirëpo kjo nuk analizohet në kontekstin e vendosur. Përzgjedhja është e pranishme sipas (mos)preferencës së kryetarëve të komunave për shkak se çkyçje të rrymës elektrike për shkak të llogarive të papaguara nga ana e shkollave kishte edhe në Ohër, siç është raportuar këtu.

Ky është vetëm një shembull që tregon se nuk është menduar për problemin si i tillë, por, ndoshta ka pasur tendencë që të zgjerohen problemete me dimrin në vend në situata të reja, dhe, të themi, të zbutet presioni i publikut mbi MEPSO-n dhe EVN-në. Në fakt, nxënësit janë në pushim prej 30 dhjetorit deri më 20 janar dhe për momentin ngrohja nuk është problem aktual. Është mirë që mediave ky problem t’u kujtohet atëherë kur me të vërtetë do të jetë aktual. Dhe kur problemet në Kërçovë, Strugë, po edhe në Ohër, do të zgjidhen në një plan më të gjerë – atje, në fakt, vuanin dhjetëra mijëra qytetarë për shkak se nuk kishin rrymë dhe rrugë të kalueshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button