Ambasadori Uolers në takim lamtumirës te presidenti Ivanov

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot në takim lamtumirës e priti ambasadorin e Kombeve të Bashkuara të Amerikës Pol Uolers. Në takim, siç njoftoi kabineti i Ivanovit, të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur kënaqësinë nga marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nga partneriteti shumëvjeçar strategjik mes Republikës së Maqedonisë dhe SHBA­së.

Presidenti Ivanov ka shprehur falënderim për kontributin e deritanishëm dhe angazhimin e ambasadorit Uolers në avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes të dy vendeve dhe ka shprehur pritje se thellimi i dialogut politik dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat nga interesi i ndërsjellë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Presidenti i Maqedonisë është falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme që SHBA­ja e jep lidhur me realizimin e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë, anëtarësimin në BE dhe në NATO.

Ambasadori Uolers, ka shprehur kënaqësinë nga ushtrimi i funksionit të diplomacisë në vend dhe ka shprehur falënderim për mbështetjen nga të gjitha institucionet në Republikën e Maqedonisë. Ai ka shtuar se SHBA­ja do të vazhdojë t’i mbështet aspiratat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe se vendi i tij do të vazhdojë t’i kultivojë miqësinë dhe partneritetin me  Republikën e Maqedonisë.

Duke u falënderuar për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë presidenti Ivanov ambasadorit Uolers i ka dëshiruar sukses në punën e mëtejme.

Lajme të ngjashme

Back to top button