Kampioni vjeshtor i Ligës së dytë, ndezi motorët (Foto)

Skuadra e Shkupit i ka dhënë fund pushimit dimëror, pasi trajneri Zekerija Ramadani të hënën ka grumbulluar të gjithë futbollistët në të cilët shpreson që do të jenë pjesë e ekipit që do të arrijë të mbajë deri në fund pozitën e parë dhe të kualifikohet për në Ligën e Parë.

Edhe pse kohëve të fundit është përfolur për disa largime nga skuadra e Shkupit, sot më janë zyrtarizuar edhe emrat e atyre që tani më janë lënë të lirë dhe disa prej tyre kanë gjetur skuadra të reja.
Futbollistët që nuk do të jenë pjesë e Shkupit në sezonin pranveror, janë Minas Osmani, Besir Demiri, Mevlan Adili, Krenar Ramadani, Benjamin Shabani dhe Afrim Luma.

Ardian Nuhiu dhe Muharrem Bajrami
Ardian Nuhiu dhe Muharrem Bajrami

Sipas kryesië së FC Shkupi mësojmë se ekipi tani ka marrë në testime disa futbollistë të rinj, për të cilët do të vendoset në javët në vazhdim nëse do të mbesin pjesë e kampionit vjeshtor.

Duke marrë parasysh se afati kalimtarë zyrtarisht fillon me 15 janar, FC Shkupi nuk ka shpejtuar për të bërë publike emrat e atyre që do të bartin fanellën e kampionëve.

Futbollistët gjatë senacës stërvitore
Futbollistët gjatë senacës stërvitore

Sipas stafit teknik, FC Shkupi do më stërvitje do të vazhdojë në kryeqendër deri në fund të janarit, e më pas do të vazhdon dhe faza e dytë e përgatitjeve në ndonjë nga qendrat sportive të vendit.
Fillimisht ekipi është duke punuar në stërvitje të lehta, e që nga dita në ditë do të rritet dhe intensiteti i përgatitjeve. / fcshkupi/

Lajme të ngjashme

Back to top button