Nasri nuk do të luajë kurrë më për Francën

Mesfushori i Manchester City, Samir Nasri, ka bërë të ditur se i ka dhënë fund aventurës me përfaqësuesen e Francës. Ai ka bërë të ditur se nuk do të luaj më për këtë vend, edhe nëse ndryshohet selektori.

Ish anëtari i Arsenalit dhe Marseilles kishte mbetur jashtë skuadrës franceze në Kampionatin botëror ‘Brazili 2014’, pasi selektori Didier Deschamps nuk e kishte ftuar fare.

“Karriera ime me Franca është e përfunduar, edhe në qoftë se edhe ndryshohet trajneri. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë ka qenë që të luaj në Kupën e Botës, por unë kam humbur dy raste për arsye të ndryshme”, ka deklaruar Nasri.

“Unë u përpoqa për të biseduar me Deschamps, por ai nuk ka dashur të flas. Ne kemi të njëjtin agjent, që mund të kishte bërë gjërat më të lehta, por ky ishte vendimi i tij dhe unë duhet ta respektoj atë”, ka theksuar ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button