Pse Maqedonia nuk mori pjesë në marshin e Parisit?

Maqedonia nuk mori pjesë në marshin masovik në Paris në shenjë solidarizimi pas sulmeve terroriste ku humbën jetën 17 persona.

Nga ambasada franceze informojnë se kush ka dashur ka mundur të marrë pjesë në marsh. Nuk ka pasur ftesa zyrtare dhe secili vend k vendosur vetë se në çfarë formati do të marrë pjesë në marshin e Parisit.

Nga kabineti i presidentit Ivanov thonë se nga ambasada franceze në Shkup deri të shtunën pasdite nuk ka pasur asnjë informacion. Nga kabineti i presidentit thonë se deri sa kanë kontaktuar në telefon me ambasadën e kanë kuptuar se nuk ka ftesa për pjesëmarrje ën marshin e Parisit sepse ka qenë kohë e shkurtër për çfarëdo lloj organizimit tjetër.

Informacionin e njëjtë e jep edhe Ministria e punëve të jashtme se nuk ka pasur thirrje dhe se nuk ka pasur kurrfarë informacioni për pjesëmarrjen eventuale të ndonjë delegacioni maqedonas.

Lajme të ngjashme

Back to top button