Hollande ka kërkuar nga Netanyahu të mos marrë pjesë në Marshin solidarizues

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka qenë i pranishëm në Marshin për Republikën në Paris, pa marrë parasysh se presidenti i Francës Francois Hollande ka kërkuar që të mos vijë, raportojnë mediat izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Hollande gjatë fundjavës i ka dërguar Benjamin Netanyahut një mesazh ku ka kërkuar nga ai që të mos vijë në Paris në Marshin solidarizues i mbajtur të dielën”, shkruan gazeta “Hareetz”, duke cituar burimin izraelit. Këshilltari i presidentit Hollande për siguri shtetërore, Jacques Audibert ka kontaktuar homologun e tij izraelit Yossi Cohen dhe i ka thënë se Hollande preferon që Netanyahu të mos jetë i pranishëm në Marshin, shton “Haretz”.

Zyrtari francez ka insistuar se presidenti dëshiron që marshi të jetë i fokusuar në shprehjen e solidaritetit dhe do të dëshironte të shmangë çdo gjë që mund të tërheqë vëmendjen për çështje të tjera. Sipas gazetës “Hareetz”, Netanyahu ka pranuar kërkesën e Francës, por ka ndryshuar mendjen pasi që ka mësuar se në Marshin do të marrin pjesë ministri izraelit për Punët e Jashtme Avdigor Lieberman dhe ministri i Ekonomisë Naftali Bennet.

“Kur Cohen e informoi Audibertin se Netanyahu megjithatë do të merr pjesë në event, Audibertu u përgjigj me zemërim se sjellja e tillë e kryeministrit do të ndikojë negativisht në lidhjet mes dy vendeve deri sa të jetë Hollande presidenti i Francës, ndërsa Netanyahu kryeministri i Izraelit”, shkruan “Haaretz” duke cituar burimin e vet.

Shtohet se Franca ka dashur të ftojë presidentin palestinez Mahmoud Abbas, edhe pse ai më vonë ka njoftuar se nuk do të vijë. Siç shkruan “Haretz”, Hollande ishte aq i zemëruar me kryeministrin izraelit sa që kjo ishte e dukshme edhe gjatë ceremonisë së mbajtur pas marshimit në Sinagogën e Madhe në Paris.

“Hollande pothuajse gjatë gjithë kohës ishte ulur, por kur Netanyahu është ngjitur në podium, presidenti francez u ngrit dhe u largua”, shkruan gazeta izraelite. Zyrtarët izraelit dhe francez pritet të komentojnë mbi pohimet e “Haaretz”.

Krye-negociuesi palestinez Saeb Erekat ka deklaruar se Hollande ka kontaktuar Abbasin për ta ftuar në Marshin. Marshi është zhvilluar me ftesë të presidentit Hollande, ndërsa morën pjesë mbi 55 liderë botërorë dhe qindra mijëra qytetarë të cilët nderuan 17 viktimat e sulmeve terroriste në Paris.

Lajme të ngjashme

Back to top button