fbpx

Vuçiç sot në Kosovë, Thaçi nga Tirana: S’kemi arsye pse t’i frikësohemi

Kryeministri Hashim Thaçi e quajti një vizitë të zakonshme, ardhjen e kryeministrit serb në Graçanicë duke shtuar se nuk ka arsye pse të frikësohemi.

“Vizita e kryeministrit të Seebisë bëhet me lejen e institucioneve. Nuk është vizita e parë apo e fundit e ndonjë zyrtari serb.

Janë vizita gati tashmë normale të zakonshme mes dy shteteve edhe pse jo të njohura reciprokisht. Është vizitë e karakterit humanitar dhe fetar, dhe ne do të fokusohemi si të intensifijkojmë dhe të mos i frikësohemi vizitave” tha Thaçi në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm Bushati, sot në Tiranë ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

Thaçi tha se qeveria e Kosovës nuk e di axhendën e kryeministrit serb, “ai ka axhendën e vet, ne tonën.

Sigurisht që ka deklarata që nuk pëlqehen por ne jetojmë në këtë rajon e duhet të punojmë të kalojmë së kaluarës dhe të shohim drejt së ardhmes”./Oranews.tv/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close