Reagon Kerry: Kishim angazhime, por dërguam përfaqësues në Paris

Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerry reagoi për kritikat mbi mospjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë amerikanë në marshimin e solidaritetit në Paris.

Sipas tij këto kritika ishin pavend, sepse ai do të jetë në Paris më vonë gjatë javës ku do të diskutojë me zyrtarët e lartë francezë për luftën e përbashkët kundër dhunës së ektremistëve islamikë.

Kerry foli para mediave në Indi, ku ai zhvilloi një sërë takimesh në kuadër të konferencës ndërkombëtare për investime, vizitë që paraprin atë të Obamës më vonë gjatë këtij muaji.

“Do të më pëlqente të isha personalisht në atë marshim në Paris, tha Kerry, por nuk mundesha pasi kisha një tjetër angazhim këtu dhe është e rëndësishme që të përmbush angazhimet,” tha ai.

Kur u pyet për kritikat mbi mungesën e zyrtarëve të lartë në Paris, ai tha: “Më duket pa vend kjo kritikë pasi ndihmës.sekretarja e shtetit Victoria Nuland ishte atje dhe marshoi së bashku me Ambasadorin tonë në Francë Jane Hartley shoqëruar edhe nga stafi i Ambasadës”.

Por në fakt ndihmës.sekretarja e shtetit, Victoria Nuland, nuk ishte në Francë por në Uashington ku mori pjesë në një tjetër marshim në kryeqytetin amerikan.

Kerry, shtoi se raportet e Shteteve të Bashkuara me Francën nuk janë çështje e një dite:

“Marrëdhënia me Francën nuk është për një ditë apo për një moment të veçant. Është një marrëdhënie afatgjatë që vazhdon dhe që është thellë e bazuar në vlerat e përbashkëta, dhe veçanërisht në përkushtimin që ne e ndajmë për liri të shprehjes”, tha John Kerry duke shtuar se ai dhe Presidenti Obama ishin angazhuar direkt me autoritetet franceze pas ngjarjeve ku u vranë 17 persona./ Oranews/

Lajme të ngjashme

Back to top button