EVN Maqedoni zgjodhi udhëheqësit e rinj të Bordit Drejtues

Kryetar i ri i Bordit drejtues në EVN Maqedoni është z. Shtefan Peter, ndërsa zëvendës kryetar i ri është z. Harald Damere. Dy përfaqësuesit e rinj  vijnë në këto pozicione pas skadimit të  kontratave të z. Verner Hengst dhe z. Volfgang Shefer.

Z. Shtefan Peter ka përfunduar studimet për Menaxhment të Projekteve dhe Proceseve Teknike në Universitetin e Vjenës, dhe studimet për MA-së në Universitetin për Biznes dhe Ekonomi në Minoseta. Karrierën e tij në EVN e filloi në vitin 2001 në departamentin e prokurimeve. Pas dy vitesh menaxhim në departamentin e prokurimeve në EVN Bullgari, z. Peter është i emëruar si Menaxher i departamentit për Prokurime në EVN AG në shtator të vitit 2007. Ai nga viti 2010 emërohet prokurorë i EVN AG, ndërsa në shtator të vitit 2012 është emëruar drejtor i Kabelplusit, kompania e telekomunikacionit të EVN Grupacionit.

Z. Herald Damerer është diplomuar në shkollën Teknike për Inxhinierë të Teknikës, ndërsa në vitin 2012 ka përfunduar edhe studimet e MBA-së. Z. Damerer është i punësuar në EVN që nga viti 1989 dhe ka diplomë për Inxhinierë në Elektroteknikë dhe Gaz/Ujë. Në të njëjtën kohë ka drejtuar në shumë Qendra energjetike të Konsumatorëve në Austri, ndërsa ka qenë mentor në themelimin e QEK strukurës të EVN Bullgarisë.

Si anëtar i tretë i Bordit Drejtues të EVN Maqedonisë edhe më tutje mbetet z. Igor Gievski, ku në këtë pozicion është që nga shtatori i viti 2010.

Lajme të ngjashme

Back to top button