“Eco Guerrilla” : Izairi në lëkurën e tij do ta ndiejë “revoltën e qytetarëve”.

Tetovarët kanë filluar të humbin nervat nga fakti se qyteti i tyre tani një kohë të gjatë ka ajrin më të ndotur në Evropë dhe botë. Pasi kanë dështuar të gjitha përpjekjet për të bindur ministrin e ekologjisë, Nurhan Izairi për të mbyllë “Jugohromin”, Arjanit Xhaferi nga lëvizja qytetare “Eco Guerrilla” paralajmëron se Izairi në lëkurën e tij do ta ndiejë “revoltën e qytetarëve”.

“Ne s’kemi zgjidhje tjetër. Deri tani jemi munduar të përmbahemi dhe të mos e i kërkojmë përgjegjësi personale ministrit, por me sa duket do të duhet që edhe ai ta ndiejë në lëkurën e tij revoltën e qytetarëve. Jemi munduar që revolta të jetë e kontrolluar, por kjo po has në vesh të shurdhër. Prandaj nuk përjashtohet mundësia të personalizohen gjërat”, ka deklaruar Xhaferi, transmeton “lajmpress.com”.

Lajme të ngjashme

Back to top button