Mbi 50 për qind më shumë leje për ndërtim janë dhënë në nëntor

Mbi 50 për qind më shumë leje për ndërtim janë dhënë në nëntor në krahasim me të njëjtin muaj vitin e kaluar, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë. Të dhënat tregojnë se në nëntor janë dhënë 281 leje për ndërtim që është për 54,4 për qind më shumë në krahasim me nëntorin e vitit 2013.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 3.601.885.000 denarë që është për 83,9 për qind më shumë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit paraprak. Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim, 181 janë të dedikuara për objekte nga ndërtime të larta, 41 objekte për objekte nga ndërtime të ulta dhe 59 për rikonstruksione.

Tek 184 objekte si investitorë paraqiten persona fizik, ndërsa tek 97 objekte janë subjekte afariste. Në këtë periudhë është paraparë ndërtimi i 361 banesave me sipërfaqe të përgjithshme shfrytëzuese prej 35.324 m2.

Lajme të ngjashme

Back to top button