Shëngjin, rrjeta zë peshkaqenin (Video)

Një peshkaqen rreth 5 metra i gjatë gati 500 kg ka rënë në rrjetat e peshkatëreve të kompanisë “Rozafa Fish” në Shëngjin.

Ai u kap mbrëmjen e kaluar dhe konsiderohet një gjallesë e rrallë në detin Adriatik, ndërsa prej ditësh kishte sulmuar rrjetat e hedhura nga anijet e peshkimit.

Peshkaqeni u kap mbrëmjen e së dielës 11 janar 2015 në afërsi të Kepit të Rodonit, ndërsa është bërë e ditur se tufa e tyre ka qenë e madhe dhe kanë lëvizuar gjatë gjithë kësaj jave duke ndjekur anijet e peshkimit.

Sulmet e tyre kanë krijuar edhe në dëmë në rrjetat pellagjike të kompanisë “Rozafa Fish” duke i shqyer ata.

Presidenti i kompanisë “Rozafa Fish” Gjergj Lula është shprehur se prezenca e tyre në Detin Adriatik është mjaft e rrezikshme, ndërsa sipas tij nëse vijohet me lëvizjen e vazhdueshme të tyre mund të jetë një shqetësim serioz për stinën e verës.

Ka qenë njëra prej rrjetave që ka bllokuar peshkaqenin duke mos e lejuar që të lëvizë, ndërsa është parë nga marinarët vetëm pas ngritjes së rrjetave.

Peshkeni i kapur ka ngjallur kureshtje të madhe nga të gjithë peshkatëret e Shëngjinit pasi është herë e parë që një specie me madhësi kaq të madhe kapet në detin Adriatik./ Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button