Gruevski në Samitin në Guxherat ­ forumi investues global

Kryeministri Nikolla Gruevski mori pjesë në Samitin Vajbrant Guxherat, një prej takimeve më të mëdha investuese në Indi, në të cilin marrin pjesë politikanë, drejtorë të rreth 50 kompanive globale botërore, si dhe 30 diplomatë udhëheqës.

Midis 7.000 mysafirëve në edicionin shtatë të këtij samiti investues global, i cili mbahet çdo të dytin vit, janë sekretari i përgjithshëm i KB­së Ban Ki­mun, kryetari i Bankës Botërore Xhim Jong Kim, sekretari amerikan i Shtetit Xhon Keri, si dhe njerëzit e parë të korporatës Suzuki, të Vodafon Grup, Ford Motors, Osamu Suzuki, Vitori Kolao dhe David Shoh.

Shefi i Qeverisë në margjinat e samitit global në Ahmedabad u takua me kolegun e tij indian Narendra Modi dhe porositi se kompanitë indiane janë të mirëseardhura që të investojnë në zonat zhvillimore­teknologjike në Maqeodni. AI kishte takim bilateral edhe me kryeministrin e shtetit indian Guxherat i cili është nikoqir i samitit, Anandiben Patel, ndërsa bisedoi edhe me kryetarin e Bankës Botërore Xhim Jong Kim me të cilin e konstatuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të ndërsjellë, i cili ekziston sa i përket realizimit të më shumë projekteve aktuale.

Bisedë është realizuar edhe me sekretarin e Shtetit të SHBA­së Xhon Keri dhe sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki­Mun, si dhe me kryeminista, ministra të tjerë dhe drejtorë ekzekutiv të kompanive të cilat ishin të pranishëm në samit.

Vende partnere të samitit janë SHBA­ja, Japonia, Singapori, Afrika e Jugut, Holanda, Britania e Madhe dhe Australia.

Gjatë tre ditëve të samitit, siç shkruajnë mediat indiane, mbahen disa prezantime nga ana e vendeve pjesëmarrëse, rreth dymbëdhjetë seminare, si dhe rreth 700 takime të ndërsjella të përfaqësuesve të pranishëm të kompanive, por edhe takime me përfaqësuesit qeveritarë, në të cilat pritet të bisedohet për investime të mundshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button