Flet i plagosuri në Vlorë: Hajdutët u prezantuan si policë, na lidhën prindërit

Skenë filmash dhe terrori kaq qenë ajo çfarë kanë përjetuar dy vëllezërit Torraj në orët e parë të mëngjesit të së hënës në banesën e tyre.

Resmi Torraj, i cili u plagos bashkë me të vëllain Dane, nga hajdutët që iu futën në banesë për ti grabitur ka rrëfyer se grabitësit u prezatuan si policë.

Sapo dera u është hapur nga prindërit e Torraj,ata i kanë lidhur ata në katin e parë të banesës dhe më pas janë ngjitur në katin e dytë ku ishin dhe dy vëllezërit, i kanë kërcënuar dhe më pas i kanë qëlluar me armë.

Ngjarja u regjistrua në Llakatund të Vlorës. Nga të dhënat e bluve të Vlorës, mësohet se vëllezërit Dane dhe Resmi Torraj përkatësisht 29 dhe 36 vjeç ishin kthyer së fundmi nga emigracioni, duke u bërë shënjestër e grabitësve.

Dy vëllezërit kanë marrë plumba në bark dhe në kokë dhe aktualisht ndodhen në spitalin rajonal të Vlorës.Sakaq janë shoqëruar në polici 17 persona me preçedentë penalë, kryesisht banorë të zonës./ Oranews/

Lajme të ngjashme

Back to top button