Martina Ivezaj : “Nuk është niveli im që të pozoj nudo”

Është padiskutim një nga vajzat më të bukura shqiptare dhe me më shumë cmime në botën e bukurisë në botë. Martina Ivezaj, 25 vjecarja me origjinë nga Mali i Zi ka treguar për ne në një rrëfim të saj nga ndjeshmëria e të qënit e lakuar si e bukur, e deri te ofertat dhe synimet e saja. Martina në 2009 ka fituar cmimin ‘Miss Tuning World, pjesëmarrje në ‘British Virgin Islands’ dhe protagoniste në kalendarin e ‘Miss Tuning’, pa harruar edhe kurorën në ‘Miss World Germany’ ku ka prezantuar Gjermaninë në ‘Miss World’ që u mbajt në Kinë. Por cili tip mashkulli i pëlqen të bukurës shqiptare?

Si ndjehesh të jesh modelja më e kërkuar shqiptare?
-Natyrisht që ky fakt më bën të ndjehem e vlerësuar, pra në qoftese mund ta them se ndjehem krenare, por në të njëjten kohë më bën të jem dhe më aktive.

Si janë marrëdhëniet me mediat, duke qenë se kohët e funfit janë marrë shumë me ty?
– Mediat (pa dallim) gëzojnë nga unë një respekt të madh mbase roli i tyre është i pazëvendesueshëm. Deri tani me të gjithë pothuajse kam pasur nji raport korrekt, besoj që kështu do jetë edhe në të ardhmen.

Pas pozave me bikini, do të pranoje të pozoje nudo?

– Unë personalisht kam refuzuar disa herë oferta të tilla dhe kështu do jetë çdo herë. Nuk është niveli im që të pozoj nudo.

Vendet që më shumë të pëlqejnë të fotografohesh?
– Kam bërë shumë fotografi nga më të ndryshmet, por më me shumë dashuri ku do të isha fotografuar do të veçoja detin dhe anijet lundruese.

Si reagon kur djemtë ju ngacmojnë në rrugë?
– Ngacmimet në rrugë nuk më bëjnë përshtypje fare, por thjesht vazhdoj rrugën time.

Një djalë që duhet të ta fitojë zemrën ty si duhet të jetë?
– Të jetë inteligjent, atëherë ai do ta di se për te qenë me mua duhet që te jetë i ndershëm. Ndërsa për të lënë shpirtin pas meje është gjëja që ka më pak rëndesi per mua.

Do të pëlqente të luaje në një film?
-Po, do e kisha pranuar.

Si reagon kur të tjerët të komplimentojnë?
-Unë sinqerisht i çmoj komplimentet. Mirepo siç edhe themi që komplimentet kurrë nuk janë të mjaftueshme për një vajzë.

Cfarë synon në të ardhmen Martina?
– Çdo njeri dëshiron që të arrij majat dhe të ketë një rrugë të gjatë në profesionin që ka zgjedhur. Ajo që mua më bën të ndjehem mirë është pikerisht mundësitë e reja për të depërtuar në fushën e modelimit, pra atë që e kam ëndërruar gjithnjë, të prekë pasarelat e njohura botërore. /Kosovarja/

Lajme të ngjashme

Back to top button