Ku është modeli i njohur Atdhe Xharavina?

Është një nga djemtë më simpatik shqiptar modeli Atdhe Xharavina.

Por nëse dikush po pyet se ku ndodhet djaloshi që ishte favorit në spetkalin “Top Model 1’, Kosovarja mëson se ai nuk ka humbur. Modeli nga Gjakova që pati shumë suksese dhe shumë i kërkuar në reklamat më të njohura në vend, vazhdon të jetë aktiv dhe nuk ka hequr dorë nga bota e modës.

Sipas burimve tona bukuroshi ndodhet në Suedi ku aty ka shumë oferta për të qenë pjesë e agjensioneve të njohura të modelizmit. Tashmë Atdheu duke qenë që pamja dhe fiziku i tij ka rënë në sy edhe atje, ai ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë jashtë Kosovës ku urojmë të jetë nesër një nga emrat më të lakuar të pistës së modës në evropë dhe jo vetëm./Kosovarja/

Lajme të ngjashme

Back to top button