Benzinat dhe dizeli lirohen për 1,5 denarë

Benzina, dizeli dhe ekstra vaji i lehtë për amvisëri prej sonte në mesnatë lirohen për 1,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni rregullativ për energjetikë.

Eurosuperi BS­95 do të shitet për 60,50 den/litër, Eurodizeli për 51 den/litër, ndërsa çmimi i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri do të arrijë 40 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Eurosuper BS­98 do të arrijë 62,50 den/litër.

Çmimi i mazutit M­1 NS zvogëlohet për 1,556 den/kg dhe do të shitet për 22,892 den/kg.

Zbritja e derivateve të naftës ka të bëjë me çmimin më të ulët të naftës në bursat botërore dhe me atë që kursi i denarit ka qenë më i lartë në raport me dollarin në 14 ditët e fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button