Hapet zyra “Bli shtëpi bli banesë”

Në Ministrinë e Financave prej sot është hapur zyra “Bli shtëpi bli banesë” ku qytetarët prej orës 10 deri në orën 15 çdo ditë do të marrin më shumë informata se si ta zgjedhin çështjen e banimit.

Të gjithë të interesuarit do të mund të informohen se si të marrin subvencione nga Qeveria për kredi banesore, e cila mund të arrijë deri në 14 mijë euro mjete të pakthyeshme, ku ka banesa deri në 900 euro për metër katror, ku ka toka për ndërtimin e shtëpive etj.

Ministria e Financave njofton se vizitshmëria është e madhe dhe thekson se qëllimi i zyrës është që në mënyrë maksimale të thjeshtëzohet procedura dhe qytetarët sa më shpejt të bëhen me shtëpi të tyre.

Projekti “Bli shtëpi bli banesë” është i dedikuar për qytetarët që nuk e kanë zgjidhur çështjen e banimit. Qeveria përmes pagimit të 50 ose 75 përqindve nga kësti ose pjesëmarrje në kreditin banesor u ndihmon qytetarëve ta zgjidhin këtë çështje të jetës.

Lajme të ngjashme

Back to top button