Ja sa paguhet Rita Ora si pjesëtare e jurisë së ‘The Voice UK’

Mediat britanike e kanë lavdëruar paraqitjen e këngëtares shqiptare, Rita Ora, në ‘The Voice UK’, duke e konsideruar atë si një shpëtimtare të mundshme të talent shout, i cili deri më tash është konsideruar si dështim.

Daily Mail e ka listuar si elementin e parë pozitiv të sezonit të katërt të ‘The Voice UK’.

“Çfarëdo shume që BBC po e paguan pop starin e ri nga Londra, Rita Ora, është e arsyeshme”, ka vlerësuar tabloidi britanik.

Sipas Daily Mail, Rita po paguhet hiç më pak se 500.000 funte si pjesëtare e jurisë së ‘The Voice UK’, bashkë me Sir Tom Jones, Will.i.am dhe Ricky Wilson. /Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button