Vuçiq sot në Kosovë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të qëndrojë nga sot deri më 14 janar në Kosovë për festat e fillim vitit të komunitetit ortodoks.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se qeveria serbe tani duhet të marrë leje për çdo vizitë nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet zyrave ndërlidhëse.

Ndërkohë, në letrën e palës serbe dërguar Qeverisë së Kosovës, kërkohet ndihmë në përcjelljen e policisë për Ekipin Përgatitor të Aleksandër Vuçiqit. Vizita në Kosovë është planifikuar prej 12 deri më 14 janar 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button