Messi mediave: Mos gënjeni nuk largohem

Katër herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Barcelona – Atletico Madrid, ka dhënë një intervistë për Barca.tv.

Argjentinasi, u shpreh i ashpër ndaj spekulimeve që ditëve të fundit, qarkulluan nëpër media, ku Messin e shihnin larg Barcelonës.
Messi shtoi se ai nuk i ka vë asnjë kusht Barcelonës në lidhje me shkarkimin e Luis Enriques, dhe se babai i tij, nuk ka pasur asnjë kontakt me Chelsean dhe Manchester Cityn.

“Unë nuk kam kërkuar asnjë kusht për të qëndruar të Barcelona dhe nuk planifikojë të largohem”, deklaroi Messi.
“Kam dëgjuar tregime për babanë tim, që tashmë ka folur me Chelsean dhe Manchester Cityn, por këto të gjitha, janë gënjeshtra”.

Lajme të ngjashme

Back to top button