Seanca të pesë komisioneve kuvendore

Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për mbrojtje dhe siguri, Komisioni ligjdhënës-juridik dhe Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji.

Komisioni për financim dhe buxhet do të diskutojë për propozim-ligjet për ndryshime të ligjit për procedurë tatimore, për plotësim të ligjit për Fondin e sigurimit të depozitave, dhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për bankat dhe Ligjit për letra me vlerë, të gjitha në lexim të parë.

Propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të ligjit për Avokat të popullit dhe të Ligjit për procedurë civile, të dyja në lexim të parë, janë në rendin e ditës të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Anëtarët e Komisionit për mbrojtje dhe siguri do të diskutojnë për Propozim-rezolutën e politikës migruese të Republikës së Maqedonisë 2015-2020.

Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji, megjithatë, do të diskutojë  për propozim-ligjet për toka ndërtimore në lexim të dytë dhe Programin vjetor për punë të Agjencisë për posta për vitin 2015.

Komisioni kuvendor ligjdhënës juridik do të  pronocohet sipas propozim-ligjit për toka ndërtimore në lexim të dytë, si dhe për zgjidhjet ligjore të cilat janë në lexim të parë, ndërsa janë në rendin e ditës të komisioneve të lartpërmendura kuvendore.

Lajme të ngjashme

Back to top button