Topi i Artë për vitin 2014 ndahet sonte

Në një ceremoni të organizuar nga FIFA, sonte në mbrëmje, në Zurich të Zvicrës, do të zbulohet emri i fituesit të Topit të Artë për vitin 2014.

Kandidatë për ta fituar këtë çmim janë: Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Lionel Messi (Barcelona) dhe Manuel Neuer (Bayern Munich).

Gjithashtu, në këtë mbrëmje do të zgjedhet edhe trajneri i vitit. Kandidatë për këtë çmim janë Carlo Ancelotti (Real Madrid), Diego Simeone (Atletico Madrid) dhe Joachim Lew (Gjermani).

Yjet e kësaj mbrëmje do të parakalojnë në tepihun e kuq rreth orës 17:00, derisa ceremonia do të nis nga ora 18:30.

Lajme të ngjashme

Back to top button