Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagura, hiqet ndalesa në Strazhë

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës nëpër rrugë. Është hequr ndalesa për automjete të rënda transportuese në kalimin malor Strazhë, informon mëngjesin e sotëm Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

LAMM njofton se në qoftë se ka valë të re të reshjeve të dëborës në territorin e R.Maqedonisë gjatë ditës së sotme, siç është paralajmëruar, trupi koordinues i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve solli masa të reja dhe në qoftë se bora është me intensitet të madh do të vendoset ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese dhe autobusët në akset rrugore, posaçërisht në aksin nga Gostivari drejt Ohrit dhe anasjelltas.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

LAMM i këshillon të gjithë qytetarët për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjetet motorike dhe në qoftë se u nevojiten informata për fjendjen në akset rrugore rajonale dhe magjistrale të na kontaktojnë në 155 55, ndërsa në qoftë se u nevojitet ndihmë në rrugë ose tërheqje të na kontaktojnë në 196. Ndërsa qasëse është edhe aplikacioni celular i ueb faqes www.amsmspi.mk.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.

Lajme të ngjashme

Back to top button