Barcelona e fitoi derbin ndaj Atleticos (Video)

Barcelona ka shënuar fitore të rëndësime. Ekipi nga Camp Nou, i cili gjatë javës ishte në kaos, ka treguar forcën ndaj Atletico Madridit, të cilin e mposhti me rezultat 3:1.

Ekipi i Luis Enriques, pjesën e parë e ka mbyllur me avantazh prej 2:0 me golat e realizuar nga Neymar, në minutën e 12-të, dhe Luis Suarez, i cili shënoi në minutën e 35-të.

Kurse, në pjesën e dytë të dy skuadrat shënuan nganjëherë. Atletico ngushtoi avantazhin e vendaseve në 2:1 me golin e realizuar nga Mario Mandzukic, në minutën e 57-të nga penalltia.

Kurse, tre minuta pa përfunduar takimi, tre pikë të arta Barcelonës ia siguroi ylli argjentinas, Lionel Messi.

Pas kësaj fitore, Barcelona ka tubuar 41 pikë, një më pak sesa Real Madridi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Kurse, Atletico Madird mbetet në vendin e tretë me 38 pikë të tubuara.

Barcelona vs Atletico Madrid 3-1 All Goals… by gentaa

Lajme të ngjashme

Back to top button