Juventusi nuk e pati shumë vështirë me Napolin

Juventusi ka shënuar fitore të madhe ndaj Napolit, me rezultat 1:3, në San Paolo. Kampioni i Italisë e ka shfrytëzuar barazimin e Romës ndaj Lazios (2:2) për tu shkëputur sërish në krye të renditjes në Serie A.

Mysafirët e mbyllën pjesën e parë në avantazh prej 0:1, me golin e realizuar nga Paul Pogba në minutën e 29-të. Kurse, në pjesën e dytë secila skuadër shënoi nganjëherë.

Në minutën e 64-të, Miguel Britos, arriti ta barazoj rezultatin në 1:1. Por, gëzimi i vendasve zgjati pak pasi vetëm një minutë më vonë Martin Caceres kaloi Juventusin sërish në epërsi 1:2.

Kurse, goditjen e fundit ekipit të Rafa Benitezit i ka dhënë Arturo Vidal, i cili në kohën shtesë, me një gol të bukur nga distanca tundi rrejtën e vendaseve.

Pas kësaj fitore, Juventusi është ngjitur në kuotën e 43 pikëve, tre më shumë sesa Roma, Kurse, Napoli mbetet i katërti me 30 pikë të tubuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button