Pesimizmi shoqëror tek të rinjtë

Çdo shoqëri e shëndoshë e cila në vete ngërthen një kualitet të rinisë konsiderohet të jetë shtyllë kryesore e cdo lloj procesi shoqërorë. Për fat të keq në Maqedoni ( bëhet fjalë për shqipëtarët ) ky lloj i rinisë mungon, ngaqë të gjitha dyert që duhet të kontribojnë në çështjen e caktuar janë të mbyllura dhe çdo thirje nga ne has në vesh të shurdhër. Shpresa edhe pse vdes e fundit duket se për në ka vedekur që moti, them keshtu sepse çdo i ri të ardhmen e tijë nuk mund ta shohë në vendlindje, por per fat të keq edhe pse larg, atë e shohin në shtetet evropiane ! Kjo është mëtevërtetë shqetësuese, duke pasur parasyshë që çdo lloj procesi avansues për shqipëtarët arrihet vetëm se me dituri dhe përkushtim, dhe kështu të vetëdisuar duhet të tejkalojmë probelemet që na paraqiten neve si shoqëri. Vendbanimet shqipëtare ende hasen me probleme të llojit primar dhe kjo është turp nëse bëjme një krahasim me vendbanimet maqedonase.

A duhet të mendojë dikush për këtë shoqëri të lënë pas dore, pse gjithmonë ne të jemi cështje dytësore për udhëheqësit tanë, dhe deri kur kështu ? ,këto janë pytje që besa secilit nga ne i interesojnë dhe do kishin dashur që të ndëgjojnë përgjigje. Përderisa një i ri shqipëtar tenton që të mbajë familje dhe behet punëtor krahu i punëve të rënda, ai e shkatërron më të shejtën ” RININË ” duke pasur kohën e tijë të shkollimit, aktiviteteve sportive, kurse etj…! Neve si shoqeri e një shteti multietnik na mohoen shumë të drejta dhe mundesi në krahasim me rininë e etnitetit tjeter. Shteti gjithmonë ofron mundësi dhe ndihmë për të rinjtë, sidomos studentët përfitojne beneficione të ndryshme ku të njejtat nuk mund ti shfrytezojmë ne. Shkollat ku mesojnë nxënësit shqipëtare, një pjesë prej tyre nuk kanë kushte themelore për mbajtjen e mësimit gjatë dimrit ngaqë shkollat janë të vjetra dhe çatitë pikojnë ose dritaret i ka të thyera o të vjetra që deporton i ftohti. Problem tjetër i cili u përfol kohëve të fundit janë edhe shkollat e mesme ku nxënësit tanë mësojnë në kushte mjerimi, pjesë e të ciles kam qenë edhe unë ku në një klasë ishim gjithsej 46 nxënës dhe kjo është jashtë çdo kodeksi moral.

Përderisa në këto kushte, nxënësit maqedonas të komoduar në klasat e tyre me nga 25 nxënës, në kushte dhe atmosferë të qetë mësimi, pa probleme për ngrohje në shkollë dhe mësimet i ndjekin në gjuhen e tyre amëtare ( maqedone ) përderisa për shqipëtarët mungojnë paralelet në gjuhën shqipe dhe me doemos duhet të regjistrohen në paralele maqedonase, nga frika se do i lënë profesorët të papunë, nga nënshtrimi ndaj të tjerëve dhe duke mos dashur të rrezikojnë karriget e tyre te ngrohta, deri më tani kompetentët (shqipëtare) nuk kanë ngritë zërin qoftë edhe një herë ( përvec para disa muajsh ) ku edhe atë e kanë bërë ndoshta për sy e faqe.

Diskriminimi nuk ka të ndalur kur bëhet fjalë për të rinjtë shqipëtarë, një ndër diskriminimet më aktuale është edhe konkurimi në shpalljet publike të shtetit për poste të caktuara, ku ne kemi të drejtë në pjesëmarje por nuk na ipet mundësia e pranimit dhe me këtë automatikisht rritet ndjenja e pesimizmit edhe shuhen të gjitha ëndërat e një të riu që i planifikon për të ardhmen.

Nga të gjitha këto fenomene negative që i cekëm më lartë, a mund të gjendet një arsye që do ti motivonte të rinjtë që të vendosin të krijojnë ardhmëri në vendin tonë, vendin ku rinia nuk përfillet në asnjë aspekt. Kjo, fatkeqsisht është një realitet i hidhur që po e përbijmë çdo ditë e më shumë me apo pa dashje, mirëpo me shpresë që rinia jonë shqipëtare duke u bërë ball të gjitha këtyre të këqijave, do të arrijmë që me punë dhe sukses ti mënjanojmë këto pengesa dhe një ditë fjala jonë të jetë përfundimtare për fatin tonë !

 

Lajme të ngjashme

Back to top button