Më shumë ujë për zemër të shëndetshme

Studiuesit amerikanë thonë se konsumimi i së paku pesë gotave ujë në ditë, mund të pakësojë rrezikun për të vdekur nga sulmi në zemër krahasuar me ata që kanë pirë vetëm nga dy gota.

Një studim kishte përfshirë më shumë se 20 mijë persona, gra dhe burra të moshës mbi 38 vjeçe të cilët janë përcjellë për gjashtë vite.

Gjatë kësaj periudhe 246 persona kishin vdekur nga sëmundjet e zemrës.

Rezultatet kanë treguar se gratë të cilat kanë pirë 5 gota ujë në ditë kishin 41 për qind gjasa më të pakta të vdesin nga probleme te zemrës, derisa te meshkujt të cilët kanë pirë të njëjtën sasi ky rrezik është ulur madje 54 për qind.

Mjekët thonë se konsumimi i sasive të mëdha të ujit pengon krijimin e mpiksjeve të gjakut, të cilat mund të shkaktojnë sulmin në zemër. /Mjeku.Net/

Lajme të ngjashme

Back to top button