Lëng molle dhe portokalli për një ditë të shëndetshme

Për t’i nisur sa më mirë ditët e pushimit, fillo me pastrimin e organizmit nga toksinat e natës.

Një lëng portokalli dhe molle në mëngjes është ideali për këtë, por edhe për të pasur më shumë energji dhe imunitet ndaj virozave të stinës, falë vitaminës C që përmbajnë frutat.

Përbërësit:
▪ 1 ose 2 portokall
▪ 1 mollë

Përgatitja:
Përfito ekstrakte molle dhe portokalli me anën e shtrydhëses dhe përzieji ekstraktet e përftuara me ujin. Konsumoje menjëherë lëngun pas ngrënies së mëngjesit.

Është një përzierje shumë e mirë edhe për djegien e kalorive, por edhe eliksir i vërtetë i shëndetit; burim energjie, i dobishëm për forcimin e organizmit

Nëse kësaj i shtohet edhe një copë banane, do të jetë më efikase edhe më e shijshme. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button