iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus të larë me ar 24 karat

Para disa ditësh, Microsoft njoftoi se do të nxjerrë në tregun evropian, aziatik dhe afrikan versionet gold të Nokia Lumia 930 dhe Nokia Lumia 830.

Jo vetëm fansat e Windows Phone-it mund të marrin një telefon inteligjent të larë me ar. Kompania kineze NavJack do të ofrojë iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus-in e Apple-it të larë me ar 24 karat.

Të gjithë pjesët e pajisjeve do të jenë të larë me ar, përfshirë këtu sensori Touch ID. Pjesa e pasme e pajisjeve do të krijohet me materialin e fibrit të karbonit të arit. Kompania NavJack nuk i ka zbuluar akoma çmimet e këtyre telefonave.

Lajme të ngjashme

Back to top button