Muhamed Sytari: Po keqpërdoren ajetet e Kuranit

Ngjarjet e fundit të ndodhura në Francë, por dhe të tjera ngjarje të dhimbshme që ndodhin kudo në botë, kanë sjellë dhe reagimin e myftiut të Shkodrës, imamit Muhamed Sytari.

“Bota është e lënduar nga ngjarje të dhimbshme në çdo cep të botës thuajse, ku njerëzit vriten, lëndohen, vuajnë nga varfëria apo manipulimi mendjeve të njerëzve dhe intelektit të tyre duke keqpërdorur emrin e islamit dhe myslimanëve… Duke lexuar shkrimet, si vështrime mbi ajetet (vargjet) e luftës në Kuran vihet re, për fat të keq, se shumica e atyre që i marrin në duar këto ajete i keqpërdorin”, tha ai.

Deklaratat e myftiut të Shkodrës kanë ardhur gjatë promovimit të librave “Përse gjithë kjo frikë nga Islami?” dhe “Reformatori i Madh Umer IBN Abdulazizi”.

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, në fjalën e tij, ka thënë se realitetet me të cilat po përballet njerëzimi, në çdo cep të botës, dëshmon për dhunë, terror, vrasje të njerëzve të pafajshëm, varfëri e skamje, uri e islamofobi, për të cilën ne nuk jemi të kënaqur dhe lutemi për qartësimin dhe shërimin e saj. /SHO/

Lajme të ngjashme

Back to top button