Ndërtimi i bulevardit, paralizon Tetovën (Foto)

Vazhdojnë punët për rindërtimin e bulevardit Iliria në Tetovë dhe pritet që deri me në fund të javës së ardhshme të përfundojë njëri krah i rrugës.

Trafiku në Tetovë është tejet i ngarkuar dhe në disa periudha paralizon komunikacionin por nuk ka bllokada më të mëdha.

Zëdhënësja  e komunës së Tetovës, Lume Hyseini për Portalb thotë sa të mbarojë njëri krah, menjëherë do të fillohet me krahun tjetër.

“Punët shkojnë mirë. Edhe një javë dhe fillojmë të ndërtojmë dhe krahun tjetër” thotë Hyseini.
Punët  për  rindërtimin  e bulevardit Iliria filluan para dy javëve ndërsa punët i kryen kompania ‘Granit’ nga Shkupi.

Vlera e këtij projekti  arrin shifrën prej 500 mijë eurove. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button