7 thëniet që tregojnë se jo të gjithë myslimanët duhet fajësuar për ‘Charlie Hebdo’

Prej se ndodhën sulmet në selinë e revistës Charlie Hebdo dhe ndaj një supermarketi hebrenj në Paris, myslimanët në mbarë botën kanë qenë në shënjestër të kritikave por dhe sulmeve të mundshme për t’i ndëshkuar, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.

Një xhami në Le Mans ishte sulmuar me granatë, një tjetër ishte sulmuar gjithashtu në Narbonne.

Për ngjarjet në Paris, Ruchert Murdoch ka shkruar në Twitter, duke fajësuar të gjithë myslimanët për këto sulme terroriste: “Ndoshta shumica e myslimanëve janë paqësor, por përderisa ata nuk pranojnë dhe më pas t’i shkatërrojnë kancerin e tyre, xhihadistët, ata do të mbahen përgjegjës”.

Por, ne po ju sjellim 7 thënjet që kanë qarkulluar këto ditë në rrjetet sociale nga njerëz të rëndësishëm.

Imami Hassen Chalghoumi duke falur namazin në xhaminë e Drancy në veri të Parisit, ka folur për sulmuesit në rastin e sulmit në Charli Hebdo dhe ka thënë:

“Jam shumë i zemëruar. Këta njerëz janë kriminel barbarë. Ata e kanë shitur shpirtin e tyre ferrit. Kjo nuk është liri. Ky nuk është islami dhe shpresoj se francezët do të dalin të bashkuar kur e gjithë kjo të mbarojë”.

Duke shkruar për The Guardian, gazetarja e lindur në Paris, Nabila Ramadani, e cila është me prejardhje algjeriane ka thënë:

“Përderisa po shfaqet ngjarja që ka ndodhur në Paris, dhuna ekstreme shpesh frymëzon që të ndodhë më shumë dhunë.  Cikli i përgjakshëm vazhdon dhe kështu ka ndodhur gjithmonë. Por, t’ua atribuosh këtë ngjarje miliona myslimanëve që u binden ligjeve franceze, është po aq cinike sa të tentosh të akuzosh një grup të artistëve dhe shkrimtarëve”.

Prezantuesi James O’Brien, duke u përgjigjur një shikuesi të quajtur Richard i cili tha se të gjithë myslimanët duhet të kërkojnë falje për këto sulme, ai u shpreh:

“Më trego se pse ti nuk ke kërkuar falje për sulmuesin me këpucë i cili quhej Richard sepse Abbas duhet të kërkojë falje për një terrorist i cili tha se është mysliman. Merr gjithë kohën që të duhet shoku. Ata ndoshta e kanë bërë të gjithë sulmin në emrin e Richardit, por kjo nuk do të thotë se sulmi ishte bërë për ty”, tha O’Brien.

Punëtorja e supermarketit, Lassana Bathily (myslimane), ku sulmuesi Amedy Coulibaly vrau katër njerëz.

“Shkova tek frigoriferi, hapa derën. Disa njerëz erdhën me mua. E ndala dritën dhe frigoriferin. Ju thash personave të tjerë që të hyjnë brenda sepse unë po dal jashtë. Kur ne shpëtuam, ata më falënderuan”.

Vëllai i policit francez, Ahmed i cili u vra nga vëllëzërit Kuchi, Malek Merabet, para selisë së Charlie Hebdo deklaroi për gazetarët:

“Vëllai im ishte mysliman dhe u vra nga disa njerëz  që pretendojnë që janë mysliman. Ata janë terrorist”.

Gazetari Max Fisher ka shkruar:

“Ne duhet t’i trajtojmë sulmuesit e Charlie Hebdo në mënyrë që ata e meritojnë: ata janë monstrum të cilët vrasin njerëz por dhe me këtë dëshirojnë të provokojnë një lloj konflikti fetar ku duan t’i përfshijnë edhe sulmuesit e tjerë mysliman. Dhe ne duhet t’i trajtojmë myslimanët ashtu siç janë: si njerëz normal të cilët natyrisht kundërshtojnë terrorizmin”.

Në kundërpërgjigje ndaj mendimit të Rupert Murdoch, autori Matt Haig ka shkruar në Twitter:

“Rupert Murdoch mendon se të gjithë myslimanët duhet të kërkojnë falje për terrorizmin. Unë, në emër të të gjithë njerëzve të bardhë dua të kërkojë falje për Rupert Murdoch”. (lajmi.net)

 

Lajme të ngjashme

Back to top button