Mirror: Rita la Kosovën pasi Millosheviqi po planifikonte shfarosjen e popullit të saj (Foto – Video)

E ulur në karrigen, ku më parë ishte këngëtarja Kylie Minogue, Rita Ora ka sjellur glamur në The Voice of UK. Por, jeta e saj më parë, nuk ishte edhe aq glamuroze, shkruan The Mirror, transmeton Lajmi.net.

24 vjeçarja ka lindur në Prishtinë në kohën kur shumë shqiptarë, si familja e saj, ishin të shtypur nga regjimi i Slobodan Millosheviqit.

Në Tribunalin e Hagës u tha se diktatori Millosheviq planifikonte që të “zgjidhte problemin” e shqiptarëve të Kosovës “duke i zënë dhe i vrarë”.

E lindur me emrin Rita Sahatçiu më 1990, Rita e vogël u pagëzua kështu sipas aktores Rita Hayworth, ndërkaq, mbiemri i saj, në gjuhën shqipe do të thotë ortarë.

Nëna e Ritës, Vera Sahatçiu është psikiatre ndërkaq, babai i saj, Besniku është pronar i një lokali.

Edhe gjyshi i saj quhej Besnik dhe ishte njëri prej producentëve të filmave më i famshëm në ish-Jugosllavi dhe sipas Ritës, ai kishte një karakter prej ‘gangsteri’.

Teksa ka kujtuar fëmijërinë dhe nofkën me të cilën e thërrisnin, Pita, këngëtarja ka postuar në instagram një fotografi të gjyshit të saj ku ka shkruar “Më mungon gjysh… Besnik Sahatçiu të dua. Ti më bëre të besoj se kjo është e mundur. Filmat e tu ishin shumë argëtues. Ti besove në mua përpara se unë të besoja në vete. Ke qenë një Gangster i vërtetë. Mos hy në telashe. Me dashuri Rita Pita”.

 

Image

Rita ka jetuar vetëm pak në Prishtinë dhe kur ishte një vjet, familja e saj u shpërngul në Angli dhe ajo u rrit në Porobello Road, Londër.

Gjyshja e saj Besa, akoma jeton në Prishtinë. Rita ka deklaruar për Sun: “Në at kohë ka pasur trazira, kryengritje dhe shtypja nga qeveria e ish-Jugosllavisë mbi shqoptarët e Kosovës ishte e madhe, pasi që ata kërkonin që të kishin të drejtat e njëjta sikurse edhe republikat e tjera jugosllave”.

Image

Vendlindja e Rita Orës e shkatërruar nga lufta

Rita filloi të këndonte në Londër dhe pikërisht filloi të këndonte në lokalin e babait të saj. Ajo filloi të shijonte famën në vitin 2007, kur u shfaq në Craig David’s  Aëkëard.

Image

Në vitin 2009 ajo konkurroi për të përfaqësuar Anglinë në Eurovision, por thuhet se u tërhoq nga kjo garë për shkak se nuk ndjehej e gatshme.

Rita Ora tërhoqi vëmendjen e Dj Fresh, i cili ishte në kërkim të një këngëtareje për këngën e tij Hot Right Noë dhe për këngë të tjera dhe pas kësaj është e gjitha një histori, transmeton Lajmi.net.

Lajme të ngjashme

Back to top button