fbpx

Simbole naziste dhe shkrime anti-Islame në muret e një xhamie në Gjermani

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një grup me të rinjë të panjohur kanë kryer një sulm të ri në xhaminë Suleymanijje, e cila është duke u ndërtuar në qytetin gjerman të Dormagen, ndërkohë në mure janë shkruar mesazhe antiislamike dhe shenja e nazizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo është një xhami e cila po ndërtohet nga bashkësia islame turke Diyanet. Ajo ka qenë në shenjestër të sulmeve të ngjashme në tri javët e fundit.

Në vendin e incidentit erdhi konsulli turk në Düsseldorf Alattin Temur, i cili e dënoi sulmin.

Sulmi i cili është kryer sot në mëngjes në rreth 05:00 është dënuar edhe nga kryetari i Diyanetit turk në Gjermani (DITIB) Nevzat Jashar Asikoglu, i cili tha se problemi i sigurisë është diskutuar me policinë gjermane, por që egziston mundësia që të merren edhe masat e veta të sigurisë të xhamisë në ndërtim.

Përveç kryqit të kthyer, në murin e xhamisë janë shkruar edhe disa mesazhe si “muslimanë të pistë”, “Gjermania është atdheu i gjermanëve si dhe “Kultura e juaj e pistë nuk i përkasin këti vendi”.

Policia tha se kanë filluar hetimet për sulmin e mëngjesit.

Xhamia Sulejmanijje që është duke u ndërtuar në Dormagen, që ndodhet mes Këlnit dhe Dusseldorfit, në të cilën jetojnë rreth 4500 të ardhur nga Turqia.

Ky është një kompleks i madh me investim prej 3.5 milion eurosh, shkruan Anadolu Agency./AA/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close