Prishtinë, vetura ndahet përgjysmë (Foto & Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të Prishtinës afër restorant “Pishat”. Një veturë e tipit Lamburghini ka goditur lisin. 

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes tregojnë për Indeksonline se vetura ishte nisur me një shpejtësi të madhe ku kishte humbur kontrollin dhe ajo kishte mundur të ndalet vetëm kur është ndeshur me një lis.

Ngasësi i veturës është lënduar dhe dërguar në QKUK, mësojnë burime të Indeksonline.

Lajme të ngjashme

Back to top button