Vlorë, gjenden 30 predha antitank në gjendje të mirë përdorimi

Policia e Vlorës ka sekuestruar një arsenal të rëndë armësh në fshatin Mallkeq. Mësohet se janë sekuestruar 30 predha antitank të vendosura në 6 arka të ndryshme të cilat ishin në gjendje të mirë për tu përdorur.

Gjithashtu është gjendur edhe një granat hedhës. Sekuestrimi u krye mbi bazën e operacioneve të marra në rrugë operative nga strukturat e policisë.

Uniformat blu po punojnë për identifikimin e personave që i kishin fshehur municionet në një prej banesave të braktisura në lagjen Shoraj të fshatit Mallkeq./ Oranews/

Lajme të ngjashme

Back to top button