Gostivari me katër përforcime

Kryesia e Klubit të Futbollit Gostivari dhe stafi teknik janë duke e shfrytëzuar maksimalisht afatin kalimtar të janarit për të angazhuar futbollist cilësor dhe përvojë që do ta ndihmojnë ekipin drejtë qëllimit për plasman në Ligën e Parë republikane në futboll.

Pas angazhimit të Elvir Nurishit, Gostivari është përforcuar edhe me katër futbollist të cilët kanë përvojë në futbollin e Maqedonisë, sidomos në Ligën e Parë.

Është angazhuar mesfushori shkupjan Minas Osmani i cili së fundmi ka luajtur në ekipin e Shkupit, pastaj mesfushori sulmues i krahut të djathtë Betim Miftari nga ekipi i Dritës, qendërmbrojtësi Igor Savevski dhe mbrojtësi i krahut të djathtë nga ekipi i Napredokut, Daniel Taleski.

Prezantimi i futbollistëve të rinj do bëhet me 13 janar kur edhe ekipi i KF Gostivarit zyrtarisht nis me përgatitjet për sezonin pranveror në Ligën e Dytë republikane në futboll.

Ditëve në vijim pritet që ekipit të Gostivarit ti bashkëngjiten edhe dy futbollist, poashtu me përvojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button