IBT: Një pjesë e armëve të terroristëve në BE rrjedhin nga Ballkani

Përkundër kontrollit të rreptë dhe përforcimit të masave për luftë kundër tregtisë ilegale me armë, në rrugët e BE-së ndodhen mijëra copë armë që rrjedhin nga rajonet e konfliktit nga Evropa, mids të cilave edhe nga Ballkani, publikoi internet faqja “Interneshanal Biznis Tajm” (IBT).

Sasi e madhe e këtyre armëve, si “kallashnikovët”  me të cilët ishte kryer sulmi ndaj revistës satirike franceze “Sharli Ebdo”  të mërkurën, koleksionuesit e armëve bandat e organizuara kriminale dhe terroriste i blejnë nga kontrabandistët e armëve dhe municionit.

Sajti citon se nuk  ka të dhëna zyrtare për numrin e armëve ilegale në BE por se  vlerësohet se në territorin e Unionit ka disa milionë copë armë që janë humbur apo vjedhur. Sias IBT ky numër  ka të bëjë vetëm me  armët që kanë qenë të regjistruara, ndërsa më pas janë zhdukur.

Internet faqja “Gan polisi” citon se një numër i madh i pushkëve automatike në BE vijnë nga Ballkani, ku ka  shumë armë të mbetura nga luftërat në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë.

“Interneshanal Biznis Tajm”  citon se kontrabanda me armë është përhapur me të madhe në Kosovë, duke transmetuar deklaratën e një kontrabandisti nga Kosova nga vitit 2007, i cili thotë se në qytetin e tj për 250 euro mund të blihet “kllashnikov” i prodhuar në Kinë, ndërsa në Shqipëri  këto pushkë kushtojnë vetëm 50 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button