Pas dështimit me Subratën, Gruevski përsëri në Indi, asnjë shqiptarë në delegacion

Kryeministri Nikola Gruevski si duket destinacion të preferuar për të tërhequr biznesmen për të investuar në Maqedoni e ka Indinë. Pas aventurës me Subrata Roj, e cila rezultoi të jetë jo dhe aq e suksesshme, Gruevski nga sot fillon vizitën në Indi. Delegacioni qeveritar, do të marrë pjesë na samitin global Vibrant Guxhar, ku pritet që Gruevski të realizoj disa takime bilateral në nivel politik dhe ekonomik.

Në këtë samit prezantohen potencialet për investime, por edhe mundësit për bashkëpunim tregtarë, industrial dhe ekonomikë. Në ngjarjen pritet të jenë pjesëmarrës edhe njerëzit kryesor të 50 kompanive më të mëdha në Indi.
Siç raporton agjencia e lajmeve “MIA”, në  delegacioni qeveritar përpos kryeministrit Gruevski, do të marrin pjesë edhe ministri pa resor i obliguar për tërheqjen e investimeve të huaja Xheri Naumov, zëvendësministri i ekonomisë, Hristijan Delev dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë për investime të Huaja dhe Promovime të eksportit Kliment Shekeroski.

Siç shihet nga përbërja e delegacionit nuk ka asnjë përfaqësues shqiptarë

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button