Rikthehet Interi i frikshëm, mposht Genoan (Video)
Pas shumë dështimeve, po ritkthehet Interi i frikshëm. Në ndeshjen e sotme të zhvilluar në San Siro zikaltërit kanë arriut me shumë lehtësi të mposhtin Genoan me rezultat 3-1.
Interi e startoi këtë ndeshje me agresivitet të lartë, me shumë mungesa të mëdha në formacion, duke filluar nga Kovacic, Juan, Ranocchia.
Ishin Palacio, Icardi dhe mbrojtësi Vidic që i dhan fitore Interit, kurse golin e vetëm për Genoan e shënoi Izzo.
Xherdan Shaqiri nuk u inkuadrua ne lojë kurse Lukas Podolski luajti plot 90 minuta.
Me këtë fitore, Interi ka 25 pikë në vendin e nëntë, pesë pikë më pak se Lazio dhe Napoli që kanë vendin e tretë por me një ndeshje më pak të zhvilluar./ Portalb