Volers: Pa vullnetin e të dyja palëve SHBA nuk mund të zgjedh problemin me emrin

Ish ambasadori i SHBA-së në Shkup, Pol Volers në një intervistë për gazetën Vest, deklaroi se nuk mundet që SHBA-të t`ia zgjidhin problemin e emrit me Greqinë, Maqedonisë, pa vullnetin e dyja palëve.

“Pajtohem që Maqedonia duhet të jetë e pa kënaqur që ende nuk është anëtare në NATO. Edhe SHBA-të janë të pakënaqura, pasi që hyrja e Maqedonisë në institucionet euro atlantike është qëllimi i jonë final.

Ne jemi miku i juaj më i madh në këtë dhe do të vazhdojmë të punojmë përderisa Maqedonia nuk anëtarësohet në NATO.

Por, me rëndësi është të theksohet se ne nuk mundemi që ta zgjidhim problemin për emrin në emër të vendeve të involvuara.

Ne do të vazhdojmë ti nxisim edhe dy palët të angazhohen dhe të punojnë bashkërisht për të gjetur zgjidhje.

Lajme të ngjashme

Back to top button