Shkëndija firmos me brazilianin Nildo

Shkëndija ka bërë goditjen e dytë në merkaton dimërore. Pas siguroi shërbimet e Besir Demirit, klubi tetovar firmosi një kontratë 6-mujore, me opsion zgjatjen edhe për dy sezone, me mesfushorin brazilian Victor Nildo Juffo.

21-vjecari vjen nga radhët e Bahias në kampionatin brazialian, ndërsa më parë ka qenë pjesë e ekipeve të njohura si Sao Paolo apo International.

Në muajin dhjetor Juffo qëndroi disa ditë në Tetovë për një periudhë prove, ku zhvilloi një ndeshje testuese me ekipin B të Shkëndijës.

Lajme të ngjashme

Back to top button